Donald Trump ka sulmuar Robert De Niron pas kritikimit që aktori i famshëm i bëri në Tony Awards.

Si zakonisht, presidenti godet nëpërmjet Twitter-it. Presidenti i SHBA e quajti De Niron si “një individ me nivel inteligjence shumë të ulët” dhe më pas shtoi se “ De Niro ka marrë shumë goditje nga aktorët vërtetë të suksesshëm nëpër filma”.

Ai shtoi: “E pashë dje dhe më të vërtetë besova se ishte tapë. Mendoj se ai se kupton që ekonomia është më mirë se kurrë dhe nivelet e punësimit janë më të lartat të të gjitha kohërave, dhe gjithashtu shumë kompani janë duke u rikthyer dhe hapur në vendin tonë. Zgjohu Pijanec!”

Presidenti Trump nuk ju referua një filmi specific, megjithëse De Niro ka luajtur shpesh role personazhesh të dhunshmë duke përfshirë këtu klasikun e 1980-ës, Raging Bull.
Sulmi erdhi dy ditë pasi aktori përdori fjalimin e tij në Tony Awards për të kritikuar presidentin.

“Do të them një gjë: F*CK TRUMP,”tha për audiencën De Niro përpara se të prezantonte performancën e Bruce Springsteen.
74 vjeçari ngriti të dy grushtat në ajër teksa e tha dhe mori një “standing ovation” (pra të gjithë u ngritën në shenjë vlerësimi në këmbë) nga audienca.

De Niro vazhdoi me fjalimin e tij në një vizitë në Toronto ku kërkoi ndjesë për presidentin, por jo për veten e tij.
“Dua të kërkoj ndjesë për sjelljen idioteske të presidentit tim,” tha ai. “Është turp. Dhe i kërkoj ndjesë (Kryeministrit Kanadez) Justin Trudeau dhe njerëzve të tjerë në G7. Është diçka e shëmtuar.”j.j