Ka ndërruar jetë një ditë më parë babai i ish-gjykatëses Fildes Hafizit e cila është vrarë në gushtin e vitit të kaluar nga ish-bashkëshorti.

Babai i të nderës e ka shkruar letrën dy ditë para se të vdiste dhe shpreh frikën se vrasësi i së bijës mund të lirohet.

“Po ju drejtohem juve z Zaganjori si kryetar i gjykatës së lartë, ju lutem të merrni në konsideratë dhe me prioritet këtë kërkesë në mënyrë të tillë që kolegji penal i gjykatës së Lartë të shprehet brenda afatit 30 ditor lidhur me gjykatën kompetente që gjykimin e kësaj dosjeje”, shkruan Bynjamin Hafizi. Ai shton më tej se , shqyrtimi gjyqësor duhet të fillojë sa më parë në mënyrë që ky vrasës të dënohet siç e meriton pa u rrezikuar përfundimi i afateve të paraburgimit. Duke kujtuar sloganin drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar, babai i gjyqtares fildes hafizi shton më tej në letrën e tij: Po kërkojmë që drejtësia të vihet në vend të paktën kësaj rradhe. Jemi të lënduar dhe i vetmi ngushëllim do të ishte dhënia e drejtësisë dhe jo zvarritja e saj.”/ Dritare.net/e.e