Vdes një person nga i ftohti në Sarandë

0

Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në Sarandë në hyrje të banesë së tij.
Mësohet se policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se në lagjen nr.4 Sarandë, në hyrje të banesë së tij private është gjetur i pajetë, Zh.T., rreth 61 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera, dyshohet se 61-vjeçari ka ndërruar jetë nga i ftohti.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të vdekjes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU