Një ngjarje e rëndë është shmangur sot në plazhin e Velipojës ku një 18-vjeçar, Enison Mustafa,  u shpëtua teksa po mbytej. Falë ndërhyrjes nga ndihma e shpejtë e ekipit të urgjencës dhe mjeteve të reja jetëshpëtuese së autoambulancës pranë plazhit të Velipojës.

18 vjeçari është hedhur nga 2 metra lartësi në cektinë dhe është dëmtuar në kafkë, ndëryrja e skuadrës së emergjencës në plazh dhe ndëryrja e shpejtë e tyre ka bërë të mundur shpëtimin e tij.

I riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës me Njësinë e helikopterëve dhe po trajtohet nga ekipi i specializuar i mjekëve të këtij spitali.

Pë rastin në fjalë ka reagur edhe Ministrja Manastirliu e cila bën me dije se I riu sapo është transportuar në spitalin e Traumës me #Njësinë e Helikopterëve dhe po trajtohet nga ekipi i specializuar i mjekëve të këtij spitali

Postimi i Manastirliut:

Një 18-vjeçar u shpëtua sot nga ndihma e shpejtë e ekipit të urgjencës, falë edhe mjetëve të reja jetëshpëtuese së autoambulancës pranë plazhit të Velipojës.
I riu sapo është transportuar në spitalin e Traumës me #Njësinë e Helikopterëve dhe po trajtohet nga ekipi i specializuar i mjekëve të këtij spitali🙏🏼

#MShMS
#ShërbimMjekësorPranëZonaveTuristike

Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale

Një 18-vjeçar u shpëtua sot nga ndihma e shpejtë e ekipit të urgjencës, falë edhe mjetëve të reja jetëshpëtuese së…

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Freitag, 6. Juli 2018