Është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes së 26 vjeçarit shqiptar Mario Leska.

Autori rezulton të jetë një tjetër shqiptar, 27 vjeç, i cili është dorëzuar në polici dy ditë pas krimit.Ai i ka pohuar autoriteteve policore se krimin e ka kryer pas një zënke me viktimën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 27 qershorit, në Peristeri, ku shqiptari Mario Leska u sulmua me thikë dhe gjeti vdekjen nga plagët e marra.J.J