KPK nuk konfirmon në detyrë prokurorin Adriatik Cama. Në përfundim të këtij procesi të rivlerësimit, trupa gjykuese vendosi shkarkimin nga detyra të Cama.

Cama, prej disa vitesh ushtron veprimtarinë e tij si prokuror në Tiranë, duke qënë pjesë e hetimit në disa çështje të nxehta dhe të dështuara si ajo e dosjes 21 janari, mosdënimi i Mark Frrokut për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë dhe cështje të tjera hetimore. Cama ka shërbyer dhe në qytetin e Lushnjës, ku ka hetuar disa nga anëtarët e bandës së Lushnjës, hetime këto që nuk kanë sjellë rezultat.

Prokurori Cama, është një nga kandidatët për të qënë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por për tu bërë pjesë e këtij institucioni ende të paformuar, duhet më parë të kalojë lupën e “Vetting-ut”. Vendimi për prokurorin do të jepet nesër në orën 09:00, ndërsa është thuajse i shkarkuar.