Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Kosta Beluri, pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme. Në seancë e kaluar të Vettingut, trupa deklaroi se prokurori kishte pushuar një cështje për korrupsion ndaj gjyqtarit Admir Thanza.

KPK deklaroi se procedimi penal ishte i paargumentuar, ndërsa do të jetë drejtoria e inspektimit që do të vlerësojë nëse ka pasur shkelje. “Procedimi penal ndaj Admir Thanzës të shkojë për inspektim pranë institucionit kompetent nëse ka apo jo shkelje”.