Vettingu, Xhafaj: Segmente të korruptuara të politikës po ndjejnë firkë

0

Ish kryetari i komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, deklaroi sot se ngritja e komisionitë vetting-ut hap dritën jeshile për pastrimin e sistemit të drejtësisë. Sipas tij, segmente të politikës së korruptuar dhe të korporatës në gjyqësor dhe prokurori kanë kohë që ndjejnë frikën.

“Pengmarrësit dhe gjobaxhijtë jo vetëm do përjashtohen nga sistemi, por mbi ta do rëndojë dhe drejtësia. PS dhe grupi i saj parlamentar bëri të gjitha sakrificat për ta jetësuar këtë proces. Reforma në Drejtësi është një nga premtimet dhe angazhimet më të mëdha të PS. 25 qershori të hapë epokën e shtetit të së drejtës”, theksoi Xhafaj.

Sipas tij, ankimimi në gjykatën Kushtetuese për vetting-un është sulmi i rradhës i korporatës së korruptuar.

“Gjykata Kushtetuese e ka gjykuar një herë ligjin për vetting-ut, mbështetur dhe në opinionin e Komisionit të Venecias”, theksoi Xhafaj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU