Video/ Amerikani që u strehua në qendrën sociale në Tiranë, mahnit me muzikën e tij

0

Ky ështe djali amerikan, i cili dy ditë më parë u strehua në një nga qëndrat sociale në Tiranë. Trevor u gjet ditën e diel tek rruga e “Kavajës” në Tiranë, teksa i binte kitares për të fituar për para.

Ai thotë se gjendet në Shqipëri prej dy javësh, pasi ndaloi për disa kohë në Serbi. Trevor nuk ka banesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka vendosur ta sigurojë jetën me kitarën e tij nëpër botë.

Bashkia e ka strehuar tek qendra sociale në Kombinat “Të qëndrojmë së bashku”. Në një video të siguruar nga BalkanWeb i riu amerikan me kitarën e tij në dorë këndon këngën, “Otherside” të grupit të njohur, Red Hot Chili Peppers”.

Thjeshte një djalosh artist, të cilit i pëlqen të promovojë veten nëpër udhët e Botës me kitarën e tij, që nuk e ndan nga vetja.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU