Një ari i zemëruar u kap në kamera duke ndjekur një peshkatar rus në një lumë të akullt.

Sergej Zhirkov, 31 vjeç, kishte hipur mbi një argjinaturë pranë lumit në gadishullin Kamçatka në Rusinë lindore, për të thirrur një mik për ta marrë atë pas një udhëtimi të suksesshëm peshkimi.

Por trofeu i marrë në lumë nuk zgjati shumë, pasi një ari del nga uji dhe shqyen varkën e tij, duke i marrë peshqit e kapur.

Zhirkov hodhi gurë në drejtim të ariut, duke e detyruar atë të tërhiqej.

Megjithatë, pak çaste më vonë, grabitqari u kthye dhe e ndoqi Zhirkovin përsëri mbi argjinaturë.

Incidenti u kap në kamera nga peshkatarët e tjerë, të cilët mund të dëgjohen duke paralajmëruar Zhirkovin.

Nga fundi i videos, ariu mund të shikohet duke ndjekur Zhirkovin i cili u hodh në lumin e fryrë nga shkrirja e dëborës.

Pavarësisht kësaj, 31 vjeçari u mbyt për shkak të rrjedhës së fortë.  J.J