Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Uashington, ku po merr pjesë në një event të organizuar nga Instituti Hudson.

Basha ka qenë pjesë e një paneli me eurodeputetët Danjean dhe White ku u fol për sfidat kryesore të NATO-s.

Të pranishëm në këtë event ishin edhe anëtarë të Kongresit Amerikan, senatorë, drejtues të administratës amerikane, akademikë, gazetarë etj.

Basha në fjalën e tij ndër të tjera u shpreh se aleanca sjell garanci, stabilitet dhe demokraci në vendet e Ballkanit.

Ai tha se pjesë e NATO-s duhet të jetë edhe Kosova dhe Maqedonia. Kreu demokrat e ka cilësuar si një gjë positive idenë për rritjen e shpenzimeve për NATO-n. Për vende të vogla si Shqipëria aleanca ka rëndësi të madhe, ka thënë Basha.j.j