Nesër nis botërori “Rusi 2018” kjo ka bërë që të nisin edhe parashikimet e para se kush do të jenë gjysmë finalistet.

Dhe këtë gjë e ka bërë një derr.

Derri ka përcaktuar që Belgjika, Argjentina, Nigeria dhe Uruguai do të jenë 4 skuadrat që do të shkojnë në gjysmës finalen e botërorit.

Kafsha ka një rekord “100 për qind të parashikimit” të rezultateve sportive sipas pronarit të tij Juliette Stevens.

Derr i zi ka parashikuar më parë fituesin e Kupës së Botës të 2014 dhe finalet e tenisit në Wimbledon duke mbledhur mollë.

Por ai madje parashikoi Brexit në Angli dhe se Donald Trump do të fitonte zgjedhjet presidenciale në Amerikë. j.j