Ky është momenti i tmerrshëm kur një deve ka ngecur në një makinë pas një përplasjeje kokë më kokë me veturën. 

Kafsha e frikësuar shihet duke u përpjekur të tërheqë kokën nga çatia e makinës, ndërsa këmbët e saj janë mbështjellë në sediljen e përparme të automjetit me pesë dyer. 

Shoferi arriti të largohet nga automjeti, por kalimtarët punuan gati katër orë për të shpëtuar dhe nxjerrë kafshën nga makina.