Prej kohësh këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa ka lajmëruar se do të vijë në Kosovë. Më 10 gusht ajo do të jetë e pranishme në festivalin “Sunny Hill Festival” të organizuar nga babai i saj, Dukagjin Lipa.

Këngëtarja është nisur që sot drejt Prishtinës dhe këtë e ka treguar përmes një video të postuar në profilin e saj në “Instagram”. E veçanta e këtyre pamjeve është se Lipa flet shqip.

“Hej Prishtin’, Dua këtu. Rrugës jom, menxi po pres me ju pa me 10 gusht, Sunny Hill Festival. Menxi po pres”, thotë Dua.

Ndërkohë bashkëngjitur me videon këngëtarja me famë botërore shkruan: “Pasi e pashë disa herë para se ta postoja, kuptova që duhet të punoj pak më shumë me shqipen, ‘Menxi po pres!’, haha Ju dua!”.