Home Lajme Aktualitet Video/ Edukatorja godet me shkelma fëmijët teksa flinin

Video/ Edukatorja godet me shkelma fëmijët teksa flinin

Ky është momenti tronditës kur edukatorja e një çerdhe në pjesën lindore të Kinës godet me shkelma fëmijët teksa ata ishin duke fjetur. 

Para se të publikohej videoja disa fëmijët u kishin thënë prindërve se janë goditur nga edukatorja në çerdhen e qytetit Hefei, në provincën Anhui. 

Edukatorja e identifikuar si Xuan është pushuar nga puna, ndërsa policia ka nisur hetimet për të. 

Ndërkaq kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur ajo godet fëmijët të cilët po qëndronin të shtrirë dhe po flinin.