Një politikan meksikan është ekzekutuar me plumb në kokë, duke mbetur i vdekur në vend. Bëhet fjalë për ish-kryebashkiakun e Piedras Negras, Fernando Puro, i cili ishte aktiv në çmontimin e krimit të organizuar në Meksije.

Mediat e huaja kanë publikuar momentin tragjik të ekzekutimit të politikanit, i cili është qëlluar teksa po bënte foto me zgjedhësit në Kongres. Në video shihet një burrë me mjekër që ndjek nga pas 43-vjeçarit dhe e gjuan në pjesën e pasme të kokës. Ngjarja e rëndë tronditi vendin, ndërsa politikani vdiq rrugës për në spital.

Puron ishte i njohur për luftën ndaj kartelit të drogës Los Zetas. Vdekja e tij e shpie në 112-të numrin e kandidatëve politikë që vriten në Meksisë që nga shtatori i vitit të kaluar.