Momentalisht është bërë virale një video e 2014- ës, ku gjatë një interviste televizive Louis Walsh , anëtar i jurisë së X Factor kap të pasmet e këngëtares Mel B.

Dyshja gjendej në studio bashkë me Simon Cowell- in dhe Cheryl Cole, ku Louis zgjat dorën dhe i shtrëngon të pasmet Mel- it. E befasuar, irrituar, ofenduar, Mel B ndërpret me shpejtësi bisedën dhe tregon në kamera se ç’po ndodh.“Prit një sekondë. Pse po ma prek prapanicën?”

“Louis! Duart lart të lutem.” kundërpërgjigjet Sarah- Jane Crawford.

Ashtu duke qeshur, në fakt më i qeshur se më parë, Louis, a thua të mos kishte ndodhur asgjë me rëndësi, i largon duart dhe dëgjohet të thotë:

“Thjesht po kujdesesha për Mel.” ndërkohë që Simon e pason:

“Sinqerisht, je e sigurtë.”

Videoja ka zemëruar komentues të shumtë ndërkohë që ende nuk ka një prononcim nga ana e abuzuesit.j.j