Familjarët e një gruaje 94-vjeçare mbetën të habitur kur panë pamjet e filmuara nga kamerat e fshehta të vendosura në dhomën e saj të gjumit.

Ata ishin dëshmitarë kur kujdestarja të cilën e kishin paguar për t’u përkujdesur për familjaren e tyre të moshuar rrëzohet mbi të.

Në video shihet Phamie Sutherland brenda shtëpisë së saj në Lumphinnans me kujdestaren dhe në momentin që ajo tenton të ngrihet në këmbë, kujdestarja në vend se ta ndihmon përfundon e rrëzuar mbi të.

Sutherland kishte dale nga spitali vetëm tri orë para se kujdestarja ta rrëzonte dhe të përfundonte mbi të.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte kujdestarja ishte munduar ta fsheh të vërtetën, duke i thënë familjarët se e moshuara kishte rrëshqitur dhe se ajo nuk kishte të bënte asgjë më lëndimin e saj.

Autoritetet përkatëse kanë filluar hetimet për incidentin.