Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitarovic, sonte nuk do të jetë në stadium për të mbështetur edhe fizikisht Kombëtaren kroate në ballafaqimin gjysmëfinale me Anglinë në Botërorin “Rusi 2018”.

Ajo nuk ka mundur të udhëtojë në Rusi, pasi është duke marrë pjesë në Samitin e rëndësishëm të NATO-s që po mbahet në Bruksel

Mirëpo, Grabar Kitarovic nuk e ka lëshuar rastin që t’ju japë zemër futbollistëve kroatë, duke postuar një mesazh emocional në Facebook.

“Luani për familjet tuaja, për të rinjtë që kërkojnë një mundësi, për Kroacinë tonë, luani për popullin kroat dhe për të gjithë tifozët tonë. Me fat dhe shihemi në finale”, ka thënë presidentja kroate në mesazhin drejtuar ‘Vatreni’ (të zjarrtëve) siç njihet ndryshe Kombëtarja kroate.

Mesazhi i plotë:

“Të zjarrtët tanë të dashur, përshëndetje të ngrohtë nga Brukseli, nga Samiti i NATO-s. Për fat të keq sonte nuk do të mund të jem fizikisht me juve, por me gjithë zemër dhe çdo sekondë do të jem në ndeshje. Luani sonte më së miri dhe më së bukuri ashtu siç dini ju. Luani për familjet tuaja, për të rinjtë që kërkojnë një mundësi, për Kroacinë tonë, luani për popullin kroat dhe për të gjithë tifozët tonë. Me fat dhe shihemi në finale!”.

“IGRAJTE ZA NJU, NAŠU VOLJENU!”🇭🇷🇭🇷🇭🇷🇭🇷

Gepostet von Kolinda Grabar-Kitarović am Mittwoch, 11. Juli 2018