Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka folur nga studio e ERTV për angazhimin e qeverisë shqiptare për të garantuar votën e emigrantëve.

Pas miratimit të një rezolute nga Kuvendi për diasporën ku adresohet për herë të parë vota e emigrantëve, Majko tha se shumë shpejt, në Shtator do të ketë një seancë dëgjimore në Komisionin e Reformës zgjedhore të cilit i takon të japë fjalën e fundit për aspekte të kësaj çështjeje.

“Votimi është një moment shumë i rëndësishëm. Rezoluta që u votua e nënvijëzon dhe i kërkon Komisionit të Reformës Zgjedhore që të marrë sa më shpejt një vendim për këtë çështje. I takon këtij komisioni vendimi. Ajo që po diskutojmë është mënyra si do ta realizojmë votimin e emigrantëve”, tha Majko.

ERTV Intervista🎤: Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, mbi angazhimin real të qeverisë për të garantuar të drejtën e votës së emigrantëve shqiptarë, nga vendi ku ata ndodhen, ndërsa Kuvendi ka miratuar tashmë rezolutën e parë për diasporën, ku adresohet zgjidhja e çështjes së votimit të emigrantëve.Ndërkohë që po vijon puna për zbatimin e strategjisë së re të shtetit shqiptar për fuqizimin e diasporës dhe përfshirjen e saj në zhvillimin e vendit

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 3. August 2018

Ministri theksoi se ky angazhim i qeverisë për votën e migrantëve është shprehje e qasjes së re me diasporën, duke përmendur tre ligje të rëndësishme të miratuar me iniciativën e kësaj qeverie: ligjin për diasporën, ligji për fondin e zhvillimit të diasporës, ligjin për ngritjen e agjencisë kombëtare të diasporës.

Ndërkohë që po vijon puna për zbatimin e strategjisë së re të shtetit shqiptar për fuqizimin e diasporës dhe përfshirjen e saj në zhvillimin e vendit.

Kosova dhe Shqipëria kanë marrë përsipër të ndajnë me njëra tjetrën shpenzimet për qëndrat e kulturës që do të ngrihen në diapsorë dhe kanë gjithashtu një plan veprimi të përbashkët në këtë fushë.

Duke u ndalur të remitancat, Majko tha se ato përfaqësojnë të ardhurat më të mëdha për ekonominë e vendit e kësisoj, ligji i miratuar për fondin e zhvillimit të diasporës do të ndihmojë në ngritjen e dhomës së biznesit të diasporës, e më tutje për Bankën e Disporës, çka do të mundësonte formalizimin e remitancave.

Majko njoftoi se në çdo bashki të vendit do të ngirhen zyrat e diasporës dhe të emigracionit ndërsa qeveria po punon për krijimin e një networku të individëve nga diaspora që duan të kontribuojnë me idetë dhe eksperiencën e tyre në zhvillimin e vendit./Lexo.al