Ky është momenti tronditës kur një djalë i vogël nga gjumi i verbër, pasi u plagos rëndë nga një shpërthim në Siri veriore.

10-vjeçari Abdul Muain nga provinca Afrin, mund të dëgjohet duke bërtitur derisa babai e zgjon për herë të parë pas ndërhyrje kirurgjike që vogëlush bëri në sy.

“Sytë e mi”, dëgjohet duke bërtitur vogëlushi të cilin babai mundohet ta qetësojë: “Oh baba sytë e mi”.

Abdul dikur jetonte në Homs, por është zhvendosur për shkak të luftës së përgjakshme në Siri dhe përfundoi në Afrin, afër vijës kufitare me Turqinë.

Ai ishte duke luajtur afër shtëpisë së tij në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, kur shkeli në një zonë të minuar.

Ndërkaq mediat lokale raportojnë se djaloshi ishte plagosur gjatë sulmeve ajrore të kryera nga forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad.

Megjithatë, ky vogëlush ishte dërguar në Turqi për një tjetër ndërhyrje, ku aktualisht është duke u trajtuar nga lëndimi.

Videoja e dytë shfaq momentin kur vogëlushit të vogël i rikthehet shikimi pas intervenimit kirurgjik. (TemA)