Kroacia eleminoi mbrëmjen e djeshme Rusinë nga Botërori, dhe kaloi në gjysmëfinale falë 11-metërshave.

Të shumta kanë qënë reagimet dhe festimet e tifozëve të Kroacisë , por më i bukuri ishte ai kur presidentja e vendit Kolinda Grabar-Kitaroviç ja merr “valles” para syve të kryeministrit rus Dmitri Medvedev.

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç ishte e pranishme në stadium dhe e ulur pranë Presidentit të FIFA-s Gianni Infantino dhe kryeministrit rus Dmitri Medvedev në tribunën VIP.

Por ajo nuk u mjaftua me kaq pasi festoi edhe në dhomat e zhveshjes me lojtarët e Kroacisë.

Kroacia arriti të futet në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 1998.