Janë rreth 100 projekte të financuara drejtë për drejtë nga buxheti i shtetit për Durrësin.

Lajmi u bë i ditur sot nga kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë mbajtur pasditen e sotme në qytetin bregdetar.

Rama tha së këto projekte i bashkangjiten 123 projekteve në proces dhe disa qindra projekteve të tjera në process që janë me financim nga donatorët e huaj në bashkëpunim me qeveritë vendore të këtij qarku.

“Është një paketë e konsiderueshme investimesh që vijnë pas zbatimit të mbi 400 projekteve në periudhën 2014-2017 me një vlerë totale prej 17.3 milionë dollarësh”, deklaroi Kreu i Ekzekutivit.

Ai shtoi se këto investime të reja synojnë të shndërrojnë Durrësin në në një portë të rëndësishme hyrëse dhe një kryeqendër turistike duke qenë një shtyllë kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit që ka nevojë për një forcim dhe konsolidim të vazhdueshëm.

Rama sqaroi se këto investime përfshijnë projekte që kanë të bëjnë me rrugët. j.j