Kryeministri Rama ka qetësuar të gjithë konsumatorët për shqetësimin se produktet në vend janë me pesticide.

Në një takim me sipërmarrës të agroturizmit, kryeministri deklaroi se produktet në Shqipëri jo vetëm që nuk janë me pesticide por janë cilësore dhe kjo dëshmohet në rritjen e eksporteve.

Produktet shqiptare janë gjithmonë e më të pastra dhe më të kërkuara në tregun ndërkombëtar. Vetëm një kompani në Kosovë ka eksportuar 6 mijë ton domate nga Shqipëria- tha Kryeministri

ERTV Live😊: Ishëm, Agroturizëm Popi – Me sipërmarrës të sektorit, disa syresh të kthyer nga emigracioni apo studimet jashtë shtetit, për të krijuar më shumë të ardhura në tokën e tyre👏👏👏👏👏

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 13. Juni 2018