Majlinda Bregu ka reaguar pas ngjarjeve tragjike të shënuara gjatë 24 orëve të fundit ku 2 gra janë ekzekutuar nga burrat për motive të dobëta.

Ish-deputetja, përmes një reagimi në Facebook, shkruan se sot ka një genocid që quhet “Femicid”.

Ish-ministrja, ka nënvizuar edhe një krahasim kanunor ku thuhej se gruaja dhe prifti nuk vriten.

‘Gruaja dhe prifti nuk vriten”,- thoshte edhe Kanuni! Komunizmi nuk kurseu, por vrau e masakroi edhe gra! Genocidi sot eshte Femicid!

Nuk kam fjale te reja per te gjykuar edhe më, paaftesine tone te spikatur si shoqeri per te menaxhuar konfliktet, per te pranuar humbjen, refuzimin.

Nuk kam fjale te reja per te rithene se sa e pamundur do te jete lufta kunder dhunes e vrasjes se grave e vajzave ne rast se nuk konsiderohet prioritet kombetar”, shkruan ndër të tjera Bregu. j.j