Greqia është përfshirë nga një mot i keq me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje masive në disa zona të kryeqytetit grek.

Zona më e prekur është Mandra në Athinë, ku shirat kanë filluar që prej mëngjesit të së martës dhe kanë vazhduar deri të mërkurën në mbrëmje.

Mbrojtja civile raportoi se ka marrë 160 telefonata për ndihmë në zonën e Mandras dhe Nea Peramos në juglindje të Athinës, të njëjta zona ku dimrin e kaluar përmbytjet morën disa jetë njerëzish.

Mbrëmjen e kaluar janë evakuuar dhjetëra persona dhe shumë rrugë janë mbyllur. Probleme me reshjet janë raportuar edhe në rajonin turistik të Halkidhikisë në veri dhe pranë Larisës në qendër të Greqisë.