Përmes vargjeve të shkrimtarit të madh shqiptarë, Ismail Kadare, Mateo Mandala, Drejtor i Katedrës së Albanologjisë të Universitetit të Palermos, vuri në dukje lidhjen shpirtërore mes shqiptarëve dhe arbëreshëve.

Mandala, i pranishëm në Konferencën e Albanologjisë, që po zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të vitit Mbarëkombëtarë të Skënderbeut, në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtarë, u shpreh se figura e Skënderbeut është ura lidhëse mes Arbëreshëve dhe Shqiptarëve, teksa shtoi se figura e Skënderbeut për Kombin tonë dhe për Arbëreshët përfaqëson figurën që i jep kuptim të shkuarës, dhe është themel për të ardhmen.

“Për t’ju përgjigjur pyetjes se nga vijmë dhe bijtë të kujt jemi, duhen studime dhe një identitet i thellë kulturor, duke rishkruar historinë dhe duke krijuar një traditë të shëndetshme. Lidhur me këtë më lejoni t’ju përmend një shprehje të një shkrimtari që e njihni të gjithë, Ismail Kadare, e që i dedikohet popullit arbëreshë: “…Dhe kështu u vendosën në një pjesë të Italisë, të mbetur pa atdhe ata që kishin pasur një nga atdhe-të më të vjetër në botë. Është e vështirë të merret me mënd pikëllimi i tyre, përgjumja shpirtërore në mëngjesin pas natës së ankthit të delirit, rreziku i rënies në apati, në fatalizëm, në përhumbje. Në këto çaste të vështira u erdhi në ndihmë poezia popullore…”, tha Mandala.

Gjatë intervistës për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), profesorë Mateo Mandala u shpreh se arbëreshët kanë ndërtuar historinë e tyre përmes figurës së Skënderbeut.

“Figura e Skënderbeut është një nga pikat e referimit që ka sot dhe që ka pasur gjithnjë kultura Arbëreshe. Në emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut është ngritur dhe rritur kultura e popullit arbëreshë, pasi përmes figurës së tij, u ndërtua dhe jetësua kultura dhe e gjithë kujtesa e kësaj popullate dhe fatin që e shoqërojë këtë popullatë. Ndoshta pa figurën e Gjergj Kastriotit nuk dihej nëse Arbëreshët do të kishin fatin, që patën. Zef Skiro, një poet Arbëreshë nga Siçilia, thoshte se “ne do të vijojmë të flasim në gjuhën me të cilën Gjergj Kastrioti i falej zotit”. Jo vetëm Gjuha, por dhe figura e tij dhe historia që e rrethon është e ura që na lidh me të shkuarën dhe ku bazohet dhe e ardhmja e kombit tonë”, tha Mandala. “Mbi figurën e Skënderbeut janë krijuar vepra të rëndësishme si ato të Jeronim De Radës, Gabriel Darën, Zef Skiroin, apo deri tek poetët e rinj si, Zef Skiro di Magio, që i kanë krijuar vepra të bukura heroit kombëtarë shqiptarë”, tha Profesor, Mandala.

“Sivjet viti jubilarë i Kastriotit është shumë i rëndësishëm, për ta kujtuar këtë figurë.

Para se të vinin këtu në Tiranë, ishim në Kalabri, ku u zhvilluan tre konferenca të ndryshme ku dy prej tyre ishin dhe u organizuan nga dy shoqata italiane dhe jo arbëreshe, pasi këto shoqata kishin dëgjuar për heroin tonë kombëtarë dhe kishin vendosur të ndërtonin aktivitete bazuar tek madhështia e tij”, tha Mandala.

Konferenca e Albanoligjisë në kuadër të vitit mbarëkombëtarë të Skënderbeut, në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtarë zhvilloi sot seancën e pestë të saj

Konferenca e Albanologjisë është një nga aktivitetet madhore të vitit mbarëkombëtarë të Gjergj Kastriot Skënderbeut të vendosur nga Këshilli i Ministrave. Rëndësia e këtij aktiviteti është te fakti se po dedikohet një kohë shumë e gjatë, të shtrirë në disa muaj, studimeve lidhur me figurën e heroit tonë kombëtarë. Konferenca Albanologjike është e ndarë në tre sesione. Sesioni i parë që nisi në Maj dhe përfundon më 26 qershor. Sesioni i dytë gjatë muajve shtator dhe tetor. Të dy këto sesione i janë dedikuar ligjëratave të gjata të studiuesve të ndryshëm kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Dhe sesioni i fundit, ai i tretë, në nëntor ku do të publikohen dhe konkluzionet, teksa të gjitha studimet dhe punimet do të publikohen në një moment të dytë gjatë vitit 2010.j.j