Trejsi Sejdini, e njohur si “gangsterja e Elbasanit” u shpall pak ditë më parë fituesja e  konkursit të bukurisë ‘Miss Albania 2018″. Bukuroshja nga Elbasani rrëmbeu vendin e parë mes tre finalistëve.

Trejsi është kthyer në një ndër personazhet kryesore të mediave rozë kohët e fundit për vetë “provokimet” që bukuroshja bën herë pas here në rrjetet sociale, sikurse ka ndodhur së fundmi.

Pas sherreve në klubet e kryeqytetit, rrahja e një djali dhe provokimet e shpeshta që bën në instagram e kanë vendosur 18 vjeçares nofkën ‘gangsterja’.

Së fundmi, bukuroshja nga Elbasani ka postuar një video në Instastory, ku shihet në shoqërinë e një mikes së saj dhe një djali i cili qëndron në pjesën e pasme të makinës.

Me fjalë tejet të rënda, dhe e nervozuar Trejsi ka shpërthyer kundër të gjithë profileve fallco që po e shanin teksa ajo ishte duke bërë video-selfie Live.

Për më shumë ndiqni videon:

/LEXO.AL