OSBE i ka dhuruar policisë gjashtë lexues portabël të pasaportave në fillim të sezonit turistik. Fillimisht ato u shpërndanë në pikat e kalimit kufitar Morinë, Muriqan, Kakavijë dhe Kapshticë.

“Një lajm i mirë për Policinë e Kufirit dhe Migracionit në këtë fillim sezoni turistik… Vizitorët e shumtë që do të hyjnë këtë verë në vendin tonë nga vendet fqinjë do të përballen me më pak radhë në pikat e kalimit kufitar falë gjashtë lexuesve portabël të pasaportave që iu dhuruan sot Policisë së Shtetit nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Ato do të shpërndahen fillimisht në pikat e kalimit kufitar Morinë, Muriqan, Kakavijë e Kapshticë”, bën të ditur OSBE.j.j