Vjehrra sherr Live në studio me nusen: Edhe e vdekur s’të dua

0

Na ka ndodhur shpesh të dëgjojmë historia të ndryshme për marrëdhëniet nuse-vjehrrë, të cilat degjenerojnë në sharje ofendime, dhunë fizike dhe dy personazhet kthehen në armike të betuara të njëra-tjetrës…dhe arsyet janë nga më banalet.
Sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24, është një 40-vjeçare, nënë e tre fëmijëve që bën një jetë të vështirë për shkak se i mungon dashuria, respekti i vjehrrës së saj.

Ishte 20 vjeç kur Festimja hyri nuse ne familjen Hysa dhe vjehrra e saj nuk e ka dashur qe ditën e pare, ajo asnjëherë nuk e ka konsideruar si nusen e djalit…apo si nënë e dy mbesave dhe nipit të saj.Edmiri dhe Festimja kanë 20 vite martese dhe kane tre fëmijë dhe jeta e tyre ka qenë e mbushur me konflikte, dhunë psikologjike dhe mbi të gjitha ata jetojnë mes varfërisë dhe skamjes.

40-vjeçarja është e vetmja në këtë familje që sjell të ardhura. Ajo punon si sanitare në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe mundohet të sigurojë të ardhurat në familjen e saj.5 anëtarët e kësaj familje jetojnë në një barakë të vogël, një dhomë që vjehrra ia ka dhënë djalit.Por ajo që e shqetëson më shumë Festime Hysën nuk është varfëria por mungesa e qetësisë shpirtërore.Pasi konfliktet e vazhdueshme me vjehrrën arrijnë deri në atë pikë sa kjo e fundit i prish muret e shtëpisë dhe i thyen ato pak mobile, kur nusja shkon në punë. Këtë marrëdhënie ajo nuk e ka me nusen e vogël, madje me këtë të fundit shkon shumë mirë.

Nga ky transmetim i sotëm, nena e tre fëmijëve do t’i kërkojë live vjehrrës së saj të bëjnë paqe mes njëra-tjetrën, të harrojnë të shkuarën dhe te nisin një marrëdhënie të re për hir të djalit të saj Edmirit dhe tre fëmijëve.

Nusja është e gatshme, por a do të pranojë vjehrra të bëjë paqe me nusen e djalit të saj?

“Unë e kam dashur gjithmonë se nuk kam nënë e babë dhe gjithë dashurinë ja kam dhënë asaj”, thotë nusja.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU