Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 33-vjeçar. Ndaj tij rëndon akuza e ushtrimit të dhunës ndaj një 60-vjeçari.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se materialet hetimore iu referuan prokurorisë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë kryer arrestimin e shtetasit:
D.Shahaj, 33 vjeç banues në Vlorë. U krye arrestimi i shtetasit të mësipërm pasi më datë 02.06.2018, në lagjen ‘Lef Sallata’, për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht duke përdorur sende të forta shtetasin V.Gj., 60 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal. /G.Gj/Lexo.al/