“Volkswagen” njoftoi sot se ka pranuar të paguajë një miliardë euro gjobë në Gjermani, duke njohur përgjegjësinë e tij në këtë dosje në lidhje me motorët diesel të trukuar.

“Prokuroria e Brunswick vuri në dukje mungesa në detyrën e mbikëqyrjes brenda kompanisë dhe urdhëroi Volkswagen që të paguajë një gjobë”, njoftoi grupi automobilistik në një komunikatë.

“Volkswagen” në këtë komunikatë theksoi gjithashtu se “kompania e pranon gjobën dhe nuk do të apelojë”.j.j