Tre ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen “Peristeri” të Athinës, ku një 26-vjeçar u godit për vdekje me thikë, janë zbardhur dëshmitë e dy të arrestuarve.

Vrasësi 28-vjecar dhe i ati bashkëautor 59-vjecar sjellin detaje të reja ne lidhje me ngjarjen.

Për arsye banale, një sharje e thënë nga 28-vjecari rreth një muaj para shkaktoi nervozizëm tek viktima, që të mërkurën, bashkë me vëllain kërkoi të sqaroheshin duke i provokuar “nëse vishni pantallona”, mëson BalkanWeb

Policia bën të ditur se asnjë palë nuk ka lidhje me punë të zeza apo kriminalitet, viktima punonte recepsionist në Hotel ndërsa vrasësi shitës ne byrektore, pa precedencë penale.

Ngjarja ndodhi paraditen e 27 qershorit në lagjen “Peristeri” të kryeqytetit grek, dhe sipas mediave greke, i riu nuk mundi t’i rezistojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë rrugës për në spital.j.j