Minsitri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka mbërritur në fshatin Resulaj ku ndodhi masakra me 8 viktima.

Ai shoqërohet nga drejtori i Policisë Ardi Veliu.

Ky i fundit po ndjek nga afër operacionin për kapjen e autorit të krimit, 24-vjeçarit Ritvan Zykaj i cili është me rrezikshmëri të lartë dhe i armatosur.

Aktualisht forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të tij, ndërsa fshati është ‘blinduar’ nga kontrollet.

24-vjeçari Ridvan Zykaj pasditen e sotme, në rrethana që mbeten ende të paqarta, hyri në banesën e kushërinjve të babait të tij dhe hapi zjarri me breshëri kallashnikovi, duke lënë të varë 8 anëtarë të tre familjeve. Autori i krimit, pak pas krimit, shkaqet e të cilit mbeten ende misterioze, u largua nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë ai nuk dihet se ku është fshehur, ndërsa që mund edhe të dale drejt autostradës Levan-Tepelene. Kujtojmë se policia pak më herët bëri apel banorëve që të tregojnë kujdes dhe të ndihmojnë në gjetjen e autorit, i cili thuhet se paraqet rrezikshmëri të lartë pasi është edhe i armatosur.