Autori i vrasjes së avokatit të njohur grek Mihalis Zafeiropoulos në zyrën e tij më 12 tetor 2017 është “vetë zbuluar” nga një letër që i ka lënë policisë. Ai quhet Eno Aleksandro Mata dhe policia greke dyshon se është autori i dytë i vrasjes së Zafiropulos.

Dy ditë më parë ai ka marrë pjesë në grabitjen e një argjendarie bashkë me pesë shqiptarë të tjerë dhe siç raportojnë mediat greke i ka lënë një pusullë policisë ku shkruante: -“Në vrasjen e avokatit Zafiropulos jemi të dy viktima. Jam hajdut, jo ekzekutues”.

Avokati grek Zafiropulos u vra nga dy shqiptarë më 12 tetor 2017 në Athinë. Pas ngjarjes policia arrestoi shqiptarin Mikel Brahimaj, i cili e pranoi krimin, ndërkohë që shpalli në kerkim një tjetër shqiptar. Pas grabitjes së argjendari policia greke ka dyshime të forta që shqiptari i dyshuar është pikërisht shtetasi Eno Aleksandro Mata. j.j