Numri i fëmijëve është gjithnjë e më i vogël, paralajmëroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç gjatë vizitës në spitalin e lindjes në Aleksinac.

Serbia, sipas tij, do të zhduket si një komb nëse qytetarët nuk do të ndërrojnë vetëdijen e tyre për këtë.

“Ne kemi problemin më të madh me numrin e fëmijëve të lindur. Serbia dhe ne si popull nuk do të jemi në gjendje të mbijetojmë nëse nuk ndryshojmë diçka në kokën tonë”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se shteti dhe Qeveria e Serbisë do të vazhdojnë të punojnë në masat stimuluese për rritjen e nivelit të lindjeve.

Sipas fjalëve të tij, rënia më e madhe e numrit të fëmijëve të lindur në Serbi është në Novi Pazar.j.j