Xhelozia e tepërt e vendos në pranga.
Kjo gjë ka ndodhur me një shqiptar në Itali i cili kërcënoi se do të hidhte pallatin në erë.

Ngjarja ka ndodhur në Pontedera, ku 41-vjeçari spërkati apartamentin me benzinë.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari i cili vuante nga xhelozia, kishte spërkatur shtëpinë e tij me benzinë dhe ishte gati t’i vinte zjarrin.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten e tij dhe në sy të djalit të tyre adoleshent.

Fatmirësisht policia ka ndërhyrë në kohë duke shmangur një tragjedi.

Shqiptari u arrestua dhe akuzohet për tentative vrasje në rrethana familjare.

Ndërsa fillimisht banorët e pallatit u evakuuan.