Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se të premten do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jans Stoltenberg dhe pret të marrë ftesën për anëtarësim të plotë në NATO të Maqedonisë.Zoran Zaev ka thënë se pas takimit me Stoltenberg, pret që të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp, ku do të bëhet publike ftesa për anëtarësim në aleancë.

Kryeministri Zaev ka deklaruar se pret që kuvendet e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, ta ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e vendit në këtë aleancë.J.J