Misioni i radhës arekeologjik i ndërmarrë nga specialistët italianë së bashku dhe me ata shqiptarë në sitet arkeologjike në rajonin e Gjirokastrës, ka nxjerrë në pah zbulime të tjera, të cilat kanë një rëndësi mjaft të veçantë.

Kryesuesi i këtij misioni Roberto Perna nga Universiteti i Maceratës në Itali, ka nxjerrë konkluzionet e misionit të fundit, i cili nisi në qershor të këti viti dhe u finalizua tre ditë më parë.

Në fokus të këtij misioni, përveçse Teatrit të Hadrianopolit, kanë qenë edhe site të tjera që ndodhen në Luginën e Drinos, si në Paleokastër apo dhe në Melan. Për profesor Roberto Perna, zbulimi i fundit ishte në sitin e Paleokastrës ku gjatë punimeve, u zbulua një pllakë e vecantë që i përkiste shekullit të V apo të VI ku ishte shkruar emri i kishës së fshatit.

Ky vit ishte i rëndësishëm për misionin tonë mbështetjen na e dha Ministria e Jashtme e Italisë. Siti i parë ku u punua me misionin italo-shqiptar në bashkëpunim me profesor Bërzhitën drejtorin e Institutit të Arkeologjisë në Tiranë, ishte siti i Palokastrës një sit shumë i rëndësishëm me vlera të jashtëzakonshme jo vetëm për arkeologjinë por edhe për turizmin. Gjatë gërmimeve dhe investigimeve në Palokastër, një gjetje e vecantë ka qenë një pllakë me një dedikim në kishën paleokristiane të shekullit të V dhe të VI ku është shkruar emri i kësaj kishe. E veçantë për këtë vit ka qenë rilevimi i fortifikimeve të periudhës helenistike dhe bizantine në Melan çka kanë vlera të jashtëzakonshme për turizmin. Pra përveç Hadrianopilit, u shtua edhe Melani, një sit me vlera të jashtëzakonshme për turizmin.

Roberto Perna drejtues i punimeve

Ekspeditat italo-shqiptare në sitet e Luginës së Drinos, kanë startuar gati 10 vjet më parë dhe kanë zbuluar objekte identifikuese të peridhës së hershme të Bizantit dhe Helenizmit.