Një studim i ri masiv nga Universiteti i Harvardit zbulon se arsyeja kryesore për shkurorëzimin e burrave është mungesa e punësimit, e cila mund të vijë si një goditje në ekuilibrin e punës dhe jetës.
Profesoresha e sociologjisë, Alexandra Killewald, autorja e studimit, arriti në përfundimin se para vitit 1975, gratë që bënin më pak punë shtëpiake kishin gjithashtu më shumë gjasa të divorcoheshin. Por feminizmi i valës së dytë bëri që gratë të bëheshin më të fokusuara në karrierë dhe “të kenë më shumë liri “.
Studimi gjithashtu zbuloi, sipas intv.al se meshkujt për të shmangur divorcin kanë kontribuar në shumë punë jashtë orarit. Pra, ende ekonomia ndikon në divorc, në rastin kur burri është i papunë, ose ka probleme me të ardhurat./intv.al/j.j