Shoku i ekipit te Barcelona Samuel Umtiti, e sheh të pamundur të neutralizojë Lionel Messi-n në ndeshjen e 1/8-ave mes Francës dhe Argjentinës.

“Unë punoj me Messi-n përditë, është shumë e komplikuar ta ndalësh,” shprehet qendërmbrojtësi në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes.

“Ne i dimë mirë vështirësitë që do të hasim ndaj tij,” vijon 24-vjeçari.

Dueli mes finalistes së fundit të Botërorit dhe asaj të Europianit do të zhvillohet në qytetin e Kazanin. Të dyja skuadrat deri tani janë kritikuar për paraqitjet e dobëta.

Teksa ylli i Barcelona-s Messi u zhbllokuar në fitoren 2-1 ndaj Nigerisë, Antoine Griezmann është akoma në kërkim të golit të parë në këtë Kupë Bote.