Majk është një prej reperëve më të klikuar në Shqipëri, ku cdo projekt muzikor që sjell në treg kthehet në hit.

Ai është bërë pjesë e rubrikës ’50 pyetje’ nga Prive ku ka zbuluar disa gjëra për jetën e tij që nuk i dinim.

Majk tregoi një cilësi shumë të mirë që ka, e cila është modestia dhe është shumë më i thjeshtë se ai që duket në klipe muzikore.

Projekti i tij i preferuar është “Dashni” sepse ia ka dedikuar ndjenjës së bukur dhe të papërshkrueshme. Nuk mund të mos përmendej fakti që cdo njeri nevrikoset dhe Majk ka momentet e tij.

“Para se me nxjerr klipet, bëhem shumë nervoz, ekstrem. Nuk do doja që të më qëllonin njerëzit që dua kur jam me nerva”, tregoi reperi.

Dihet se artistët bëhen shpesh herë pre e thashethemeve, ku Majk cilësoi si më të madhen që ka dëgjuar faktin që merr rroba me qera për klipe muzikore.