Nëse jeni supersticiozë dhe i besoni fatit, apo horoskopit duhet patjetër t’i hidhni një sy edhe lidhjes që numrat duhet të kenë me shenjën të cilës i korrespondon data juaj e lindjes, sipas ‘shtëpive astrologjike”.

Dashi
Dashit gjithmonë i takon numri 1. Ai është dominant, gjithmonë i pari, lider i vërtetë dhe është më aktiv prej të gjitha shenjave të horoskopit.

Demi
Demi është lidhur me numrin 2, jo sepse shenja është e dyta, por për shkak të natyrës së shtëpisë së dytë në të cilën demi individual vjen në veprim të plotë. Kur është formuar individi (dashi) ai dëshiron të krijoj kontakt dhe ajo natyrisht arrihet me shtëpinë e dytë. Prandaj demi është lidhur me numrin 2.

Binjakët
Ata i përkasin numrit 3. Ajo lidhje nuk është për shkak të numrit ideal, por për shkak të aftësisë për komunikim, po ashtu mund ta përfaqësojnë edhe numrin 2 sepse kanë natyrë të dyfishtë. Kështu që për binjakët numra të fatit janë 2 dhe 3.

Gaforrja
Definitivisht i përshtatet numri 4 i cili parafytyron sigurinë, shtëpinë, vatrën, dhe gjithë ajo që shpreh karakterin e shtëpisë së katërt ose karakteristikat e gaforres.

Luani
Në astrologji, luanët janë të lidhur me numrin 5. Shtëpia e pestë shënon karakterin e tij, tendencën për teatrin, sportin, argëtimin dhe cirkun.

Virgjëresha
Shtëpia e gjashtë është e Virgjëreshës e cila është simbol i famshëm për detyrat e përditshme, gjëra të vogla, prirjet, kujdesin shëndetësor dhe mjekësor, kështu që për të numri me fat është numri 6.

Peshorja
Gjithmonë e do më shumë gjysmën tjetër se vetveten, është e shtatë në radhë dhe natyrisht përfaqëson shtëpinë e shtatë në horoskop e cila përfaqëson partneritet, martesë dhe marrëdhënie harmonike. Megjithatë, edhe numri 2 është me fat për të. Në jetën e saj mund të mbështetet në numrin 2 dhe 7.

Akrepi
Luftë dhe pasion deri në vdekje. Mandej rimëkëmbje dhe përsëri rritje nga rrënojat. Këto janë karakteristikat themelore të shtëpisë së tetë e cila parafytyron transformim, seksualitet, lindjen e fëmijës, rimëkëmbjen, kështu që Akrepit në mënyrë të përsosur i përgjigjet numri 8.

Shigjetari
Shigjetari i do largësitë, gjerësitë, lartësitë, udhëtimet, fenë, filozofinë dhe lirinë. Plotësisht përputhet me shtëpinë e nëntë në horoskop, kështu që për disa numri 9 ka rëndësi të madhe. Kjo është sepse me shigjetarët zotëron Jupiteri, planeti më i mirë sipas astrologëve.

Bricjapi
Kjo shenjë është lidhur me progresin, kështu që suksesi i saj është i merituar, i fortë dhe i sigurt. Ai është i barabartë me shtëpinë e dhjetë e cila karakterizon kurorën e suksesit, kredibilitetin dhe karrierën e shkëlqyeshme. Numrat e tij të fatit janë numri 10 dhe numri 1.

Ujori
Ujori përfaqëson shtëpinë njëmbëdhjetë në horoskop, është i lidhur me njerëz të afërt, humanizëm, filantropi dhe shërbime sociale. Prandaj atij i takon numri 11 dhe numri 2.

Peshqit
Peshku është i fundit në vargun dhe gjithmonë është lidhur me shtëpinë 12 e cila i përfshin ëndrrat, ndërgjegjësimin, të menduarit, spitalet, çmendinat, burgjet dhe laboratorët. Numrat 12 dhe 3 karakterizojnë peshqit.j.j