Ka nisur Festivali i Këngës për Fëmijë në qytetin e Beratit. Ky është edicioni i 46 – të i këtij eventi kulturor që organizohet nga Bashkia Berat, Qendra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës “Margarita Tutulani”.

Në këtë festival marrin pjesë kompozitorë nga i gjithë vendi.

Festivali i Fëmijëve do të zgjasë për tri net me radhë, ku do të këndohen 21 këngë të reja, prej të cilave do të kurorëzohet edhe fituesi i këtij edicioni.

Në natën e parë u interpretuan 11 këngë nga artistët e vegjël, të cilët dhuruan mjaft emocione për publikun, i cili shoqëroi me duartrokitje çdo interpretim të fëmijëve.

Përveç zbulimit të talenteve të reja dhe pasurimit të jetës kulturore të qytetit, zërat e ngrohtë të fëmijëve në këtë festival krijuan një atmosferë vërtet magjike.

Në natën e dytë të këtij festivali për të ndjekur 10 konkurruesit e tjerë të këtij eventi muzikor. j.j