Katari rrezikohet nga një katastrofë sportive pas katër viteve në Kupën e Botës. Miliardat e shpenzuara në infrastrukturë nuk ka vlejtur për asgjë prandaj duhet të ketë ndihmë nga jashtë.

Zinedine Zidane nuk ka pse pret shumë për punën e ardshme. Katar thuhet t’i ketë ofruar postin e trajnerit dhe synimin për të projektuar ekipin e Kupës së Botës.

Dhe natyrisht që paraja nuk luan asnjë rol.

Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani thuhet të jetë gati t’i japë 200 mln euro për ta sjellë në kombëtaren e katarit ish-trajnerin e Real Madrid. Pasi mikpritësi rrezikon të turpërohet pas katër viteve.

Katari është i pari vend mikpritës që nuk është kualifikuar asnjëherë në Kupën e Botës. Ekipi aktualisht ndodhet në vend të 98-të të listës së FIFA-s, vetëm një vend më mirë se Palestina.