Mëngjesi i sotëm ka nisur me nervozizëm në emisionin ‘Ditë e re’ në Ora News pasi moderatorja Dajana dhe Zogu i Tiranës janë kapur keq ndërkohë që po flisnin për Tiranën.

Ndërkohë që po diskutonin se lagja e cilit ishte më afër qendrës së Tiranës, Pazari i ri ku jeton Dajana apo blloku i Ambasadave ku jeton Zogu, dy moderatorët kanë diskutuar gjatë dhe Hermesi ka shpërthyer kundër prezantueses.

Dajana për ta nervozuar edhe më shumë Zogun e Tiranës i ka thënë atij se nuk është fare nga Tirana, por nga Lushnja.

“Unë s’të vë faj se mamin e ke nga Lushnja. Më tregon mua Tiranën ti”, i ka thënë ajo.

Ndërkohë Zogu nuk ka mbajtur më dhe ja ka kthyer keq moderatores.

“Këto janë aludime të tuat. Unë s’e kam mamin nga Lushnja. Jam lind e rrit në Tironë. Stop tashi se do vazhdojmë me këto. Mos më ngatërro me të tjerët mua. Ty do të të dali e jotja, ndaj unë ia fus një “Po, po, ke të drejtë”. S’merrem”, përfundon Hermes.