Ndryshimi i pelenave të fëmijës mund të duket si një shkencë më vete për shumë nëna të reja. Të gjitha kanë frikë se mund të lëndojnë fëmijën, apo se mund ta vendosin gabim.

Për këtë arsye ne do ju japim 2 këshilla shumë të vlefshme që duhet të keni parasysh kur ndërroni pelenat e fëmijës. Kurrë mos mbuloni kërthizën e bebit, aq më tepër kur ai është shumë i vogël, të paktën jo deri sa kordoni i kërthizës të jetë tharë. Në këtë zonë nuk duhet të ketë presion të shtuar.

Ndërkohë, ajo që duhet të keni parasysh është edhe që kur pastroni fëmijës pasi ka ndotur pelenën duhet nga para në mbrapa, veçanërisht për vajzat e vogla, për të shmangur çdo infeksion.