Rreth 75 mijë demokratë kishin të drejtën e votës sot, për të vendosur kryetarin e Partisë Demokratike, për katër vitet e ardhshme.

Procesi i numërimit ka përfunduar në Kolonjë, ku kanë votuar 244 nga 287 qytetarë me të drejtë vote. Në qytetin juglindor, kryeson kryetari aktual Lulzim Basha, me 140 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 82 vota. Edith Harxhi ka siguruar 16 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli vetëm 6 vota.

Numërimi ka mbaruar dhe në Maliq, ku gjithsej kanë votuar 517 demokratë.
Lulzim Basha ka siguruar 411 vota, Agron Shehaj 90, Fatbardh Kadilli 8 dhe Edith Harxhi 7vota. Ndërkohë, 1 votë është vlerësuar e pavlefshme.

Ndërkohë, rezultatet janë ndryshe në Selenicë të Vlorës, ku ka fituar Agron Shehaj, me 119 vota. Kandidati Shehaj ndiqet nga Lulzim Basha, me 102 vota. Dy kandidatët e tjerë, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli, kanë mundur të sigurojnë vetëm nga një votë.