Viti i ri shkollor i gjen nxënësit e zonës së Selitës me një shkollë të re, e cila do të ofrojmë tashmë të gjitha standardet për procesin e mësimdhënies. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet e reja të shkollës “Murat Toptani” e cila është gati të presë 360 nxënësit e saj.

“Super shkolla e re “Murat Toptani”. Gati të mirëpresë 360 nxënësit dhe stafin edukativ. Mjedise moderne me standarde bashkëkohore: 4 laboratorë, palestër, hapësirë të dedikuar për parashkollorin”, shkruan Veliaj.