Home Lajme Aktualitet Ka shtëpi pa leje, protestuesi te “5 Maji” përfiton kompensim të plotë...

Ka shtëpi pa leje, protestuesi te “5 Maji” përfiton kompensim të plotë 505.0 m2 në pallatet e reja

Ivzi Hoxha ishte një prej protestuesve të sotëm që kundërshtoi projektin e ndërtimit të lagjes së re tek “5 maji”. Por edhe pse vetë ka një ndërtim pa leje, Bashkia e Tiranës i ka ofruar atij kompensim të plotë në banesë, bashkë me gjithë dokumentacionin e plotë të pronësisë që e legjitimon atë si pronar të ligjshëm tashmë.

Hoxha aktualisht është posedues i ndërtimit të klasifikuar si ndërtim pa leje, me sipërfaqe ndërtese banimi 505.0 (pesëqind e pesë) m2. Sipas kontratës e cila është bërë gati nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe pret vetëm firmën e Ivzi Hoxhës te njësia bashkiake, Hoxha do të përfitojë kompensim të plotë, pra po 505.0 m2, në pallatet e reja që do të ndërtohen aty të projektuara nga një prej arkitektëve më të mirë në botë sikurse është Boeri.

Jo vetëm kaq, por tashmë Hoxha do i ketë banesat e reja që do të përfitojë në pallatet që do ndërtohen me certifikata pronësie çka e bëjnë atë pronar të ligjshëm dhe që mund t’i shesë apo t’i trashëgojë pronat që do marrë. Ndërkohë, gjer në marrjen e çelësave të banesave të reja, familja e tij do të marrë edhe bonus qiraje nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Exit mobile version